Deigester

in stoc
0.00
(0 recenzii) Scrie o recenzie
WM2228MU
in stoc
0.00
(0 recenzii) Scrie o recenzie
WM2228MU
+
Deigester
in stoc
0.00
(0 recenzii) Scrie o recenzie

Descriere

Deigester

Konstruksion special me 30m lartësi dhe diametër prej 23m për trajtimin e ujërave të ndotur si dhe etapë kyçe në skemën e trajtimit të ujërave, për vetë proçesin e formimit të gazit nga dekantimi i mbetjeve organike. Duke qenë dhe hera e parë që në Shqipëri ndërtohet një vepër e tillë, kujdesi, përkushtimi i stafit dhe shkalla e mekanizimit kanë qenë maksimal për të siguruar realizimin e një vepre, e cila do të jetë e sigurtë dhe e qëndureshme si ndaj ngarkesave konstruktive por edhe veprimit të agjentëve gërryes.

Për ndërtimin e kësaj vepre, si risi qëndron përdorimi i sistemit PERI GRV, i cili ka bërë të mundur realizimin e murit të veprës pa vrima, të cilat janë të nevojshme në sistemet e tjera të armaturës, duke u bazuar në aftësinë vetëmbajtëse të sistemit të armaturës. Gjithashtu një tjetër sfidë për ndërtuesin ka qenë dhe muret e pjerrëta, të cilat formojnë pjesën konike në fundin e së cilës do të dekantojnë mbetjet organike, ku për realizimin e tyre janë shfrytëzuar vetite plastike të betonit dhe duke mënjanuar përdorimin e një armature të pjerrët ,e cila nuk do te mund të siguronte një faqe të rregullt. Falë shkallës së lartë të mekanizimit të proçeseve është mundësuar realizimi i 490 ton hekur , 1600 m3 çakull, 1500 m3 beton, 1170 m2 armature të sistemit PERI GRV në një kohë rekord prej 40 ditë, por duhet theksuar se këto objekte janë vetëm në fazën fillestare të tyre. 

Untitled%20design%20-%202022-11-25T142621.524.png?1669382785879Untitled%20design%20-%202022-11-25T142650.377.png?1669382815669
Untitled%20design%20-%202022-11-25T142732.171.png?1669382857497Untitled%20design%20-%202022-11-25T142757.547.png?1669382886298