Vaska Konike
Ky konstruksion beton-arme paraqet një konstruksion interesant për nga vetë funksioni dhe metodologjia e ndërtimit. Këto konstruksione pas vënies në punë të tyre ato do të jenë gjatë gjithë kohës nën veprimin e ujërave agresiv dhe për këtë arsye ka qenë e nevojshme një realizim sa më korrekt i elementeve konstruktiv të tyre..
Nisur nga kjo firma jonë dhe stafi inxhinierik i saj ka përdorur fjalën e fundit të teknologjisë së ndërtimit për realizimin e tyre. Për realizimin e tyre janë përdorur rreth 1900 m2 armature të sistemit PERI RUNDFLEX , 1300 m3 beton me aditiv kundër agjentëve agresiv, 113 ton hekur. Falë shkallës së lartë të mekanizimit të proçeseve të punës, periudha e realizimit të këtyre konstruksioneve është reduktuar në 24 ditë.