Stacion Pompimi

Vepra dalëse e ujërave të trajtuar brenda skemës së impiantit nga pikëpamja konstruktive dhe funksionale është vepra më e rëndësishme, e cila duhet trajtuar me kujdes të veçantë për të garantuar cilësinë dhe shpejtësinë e punimve. Nga vetë funksioni i tij ky objekt për të qenë sa më funksional ka shumë detaje konstruktive, të cilat janë trajtuar me kujdes për të garantuar cilësinë e punimeve. Në këtë objekt ka qenë e nevojshme përdorimi i kallëpeve PERI DOMINO & TRIO, të cilët për nga kapaciteti i tyre kanë bërë të mundur hedhjen e mureve të larta dhe masive. Gjatë periudhës 270 ditore të realizimit të veprës janë realizuar 7400 m2 armature PERI DOMINO & TRIO , 1505 m3 beton, 230 ton hekur si dhe 1800 m2 shtresa.