Ky objekt ku për nga rëndësia është trajtuar me shumë profesionalizëm dhe në kohë reale ku nga ana e kompanisë sonë brenda një periudhe 5 mujore ka realizuar murin rrethues prej 1.8 km dhe me lartësi 6.7 m dhe një volum prej 28750 m2 armaturë, 362 ton hekur si dhe 8280 m3 beton. Vetë tipologjia e ndërtimit i ka imponuar kompanisë sonë përdorimin e sistemeve mbajtëse PERI DOMINO & TRIO duke shënuar kështu specializimin e mëtejshëm të kompanisë sonë në këto lloje punimesh.