Shafte 20-metroshe, Tiranë

Këto vepra gjeoteknike dhe konstruktive kanë qenë dhe mbeten nje sfidë e vecantë për firmën tonë për vete kushtet e ndryshueshme të gjeologjisë së tokës dhe niveleve të ujrave nëntokësore. Në këto konstruksione përpos garancisë së punimeve për ne e rëndësishme është dhe siguria në punë ku në drejtim të këtij sektori firma jonë vazhdon e investon me pajime të sigurisë personale (rripa sigurimi, kokore, ganxha fiksuese, parandaluese renieje, jo-jo, etj...) si dhe pajime për të garantuar aksesin e sigurtë të shaftit (kosha). Bazuar në analogjinë e pistona-ve të makinës firma jonë me metoden e vetë zhytjes së shaftit ka realizuar rreth 13 shafte ku 11 prej tyre në Tiranë dhe 2 të tjerë në Çorovodë. Për plotësimin e kritereve konstruktive dhe të sigurisë teknike firma jonë ka sjellë si risi përdorimin e kapriatave mbajtëse të kompanisë së njohur italiane VEBRA s.r.l si dhe sistemin PERI GRV . Mekanizimi i proçesit i ndihmuar ka çuar në realizimin e 712 m3 beton , 370 m2 armaturë të sistemit PERI GRV, 60 ton hekur si dhe 1600 m3 dhera të gërmuar, të gjitha këto brenda një afati 45 ditor.